Barcelona e mbylli kampionatin me një fitore me “manita”. 0-5 triumfuan djemtë e Setien në fushën e Alaves. Ansu Fati, Leo Messi dhe Luis Suarez gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë.
Miqtë nuk u ndalën as në 45 minutat e dyta. Portugezi Semedo realizoi golin e parë në La Liga për këtë sezon, ndërsa Leo Messi shënoi golin e dytë personal në minutën e 75-të dhe të pestin për Barcelonën.
Ekipi katalanas dështoi në kampionat, por është në garë për fitimin e Champions League. Në 8 gusht do të luhet ndeshja e kthimit e raundit të 1/8 kundër Napolit të Gattusos në “Camp Nou” (1-1 sfida e parë) dhe Barcelona do tentojë kalimin në çerekfinale, aty ku do të përballet me Bayern Munchen me shumë mundësi. /abcnews.al
Alaves-Barcelona 0-5
(Ansu Fati 24′, Messi 34′, 75′, Suarez 44′, Semedo 57′)

