VIDEO/ Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevilla, feston edhe Leipzig në Gjermani

schedule23:34 - 3 Mars, 2021

schedule 23:34 - 3 Mars, 2021

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë, ndërkohë që kishin humbur të parën 2-0.

Dueli i sotëm ishte dramatik dhe nisi me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Ousmane Dembele pas 12 minutash lojë. Nisje perfekte, duke pasur parasysh fitorja e pastër që i duhej Barcelonës. Në 45 minutat e parë nuk pati gol tjetër.

Dominimi i katalanasve nuk po shpërblehej me gol, madje në minutën e 73-të llogaritë mund të mbylleshin pasi Sevilla fitoi një penallti. Ter Stegen bëri heroin, duke e ndalu Ocampos dhe Barcelona mbeti në lojë dhe shënoi golin e dytë në minutën e katërt shtesë.

Gerard Pique realizoi me kokë dhe e çoi ndeshjen në shtesë, kurse më pas në shtesa ishte Martin Braithëaite ai që i çoi shifrat në 3-0. Në minutën e 10-të pati polemika.

Sevilla kërkoi një penallti për prekje të topit me dorë, por arbitri nuk ishte i atij mendimi edhe pasi u konsultua me arbitrat e tjerë të VAR. Barcelona e ruajti epërsinë 3-0 dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Spanjës.

KUPA E GJERMANISË – RB Leipzig kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, pasi kanë mposhtur me shifrat 2-0 ujqit e Ëolfsburg. Puolsen dhe Hee-Chan Hëang likuiduan skuadrën mike dhe i dhanë “demave” kualifikimin.

Holstein Kiel, pasi eliminuan Bayern Munchen, kanë përparuar në Kupën e Gjermanisë dhe do të jenë pjesë e fazës gjysmëfinale, për herë të dytë pas 80 vitesh. Skuadra e Bundesliga 2 bëri detyrën kundër një tjetër surprize, RW Essen, duke fituar me rezultatin 0-3. /abcnews.al