VIDEO/ Barça “poker” ndaj Getafe, “Katalanasit” parakalojnë Girona-n në tabelë

schedule18:56 - 24 Shkurt, 2024

schedule 18:56 - 24 Shkurt, 2024

Katër gola për tri pikë. “Katalanasit” e Barcelona mposhtën me rezultatin e thellë, 4 me 0, skuadrën e Getafe, duke parakaluar kështu përkohëisht skuadrën e Girona, për t’u ngjitur në vendin e dytë të tabelës, së kampionatit spanjoll të futbollit, paçka se janë larg, “Galaktikëve” të Real Madrid.

Raphinha shënoi në pjesën e parë për kampionët në fuqi të Spanjës, me brazilianin, që dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 20’-të, të sfidës, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin minimal, 1 me 0, ndërkohë që në fraksionin e dytë topin në rrjetë e dërguan edhe Joao Felix, në minutën e 53’-të, Frenkie De Jong në minutën e 61’-të, si dhe Fermin Lopez, në minutën e 91’-të.

Siç theksuam edhe më lart, “Katalanasit” e Barcelona ngjiten në vendin e 2-të të renditjes, teksa tanimë numërojnë plot 57 pikë, 5 më pak se 62 të grumbulluarat, nga “Galaktikët” e Carlo Ancelotti, të cilët përballen mbrëmjen e së dielës, me “Andaluzianët” e Sevilla, në “Santiago Bernabeu”, ndërsa skuadra e Getafe mbetet në vendin e 10-të, me 34 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: