Barcelona ka mundur të fitojë edhe miqësoren e dytë, duke mundur Gironan me shifrat 3-0. Golin e parë e shënoi Pique me penallti (min 21′), më pas Rey Manaj dyfishoi shifrat në minutën e24-t dhe konfirmoi formën e jashtëzakonshme. Lushnjari ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e para me katalanasit.
LATEST NEWS | Rey Manaj left the game in the first half due to a headache. pic.twitter.com/jJKfrXgeeD
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2021
Më pas Girona shënoi me Saiz me penallti në minutën e 42. Në pjesën e dytë Barcelona do thellonte avantazhin sërish me penallti dhe ishte Memphis Depay, që tundi rrjetën nga 11 metrat në ndeshjen e tij debutuese. Duhet të theksojmë se Manaj u zëvendësua në pjesën e parë për shkak të një shqetësimi në kokë.
GOLAT DHE RASTET E BARCELONA-GIRONA
Edhe Juventusi ishte në fushë sot. Bardhezinjtë sfiduan Cesenan dhe fituan me shifrat 3-1. Koni De Winter dhe McKennie shënuan në minutat 5 dhe 34, para se talenti 18-vjeçar shqiptar, Kristian Shpendi, të ngushtonte shifrat për 2-1. Në pjesën e dytë Juve shënoi edhe me Matias Sole, i cili vulosi shifrat në 3-1.
https://streamable.com/ymho8r
Achraf Hakimi gjeti sërish rrjetën me PSG sot dhe vulosi fitoren e të tijve me shifrat 1-0 ndaj modstëve të Orleans në ndeshjen e luajtur në “Parc de Princes”. PSG po luan me shumë të rinj në këto përgatitje për shkak se titullarët kanë qenë deri vonë të angazhuar me kombëtaret dhe po shijojnë disa ditë pushime. /abcnews.al
Hakimi is gonna be balling so hard pic.twitter.com/uiM2ibagCW
— Galu (@PSGalu) July 24, 2021