VIDEO/ Barça-Atletico ndeshja e penalltive, Messi “Mr 700” me panenka

schedule23:16 - 30 Qershor, 2020

schedule 23:16 - 30 Qershor, 2020

Një ndeshje mjaft e luftuar ajo mes Barcelonës dhe Atleticos së Madridit. Katalanasit kanë kaluar sërish në epërsi. Fillimisht Diego Costa shënoi autogol dhe më pas iu prit një penallti nga Ter Stegen.

Gjithsesi me ndërhyrjen e VAR penalltia u përsërit dhe Saul e ndëshkoi skuadrën vendase. Me nisjen e pjesës së dytë pati sërish penallti, këtë herë për skuadrën e Barcelonës. Messi u tregua i saktë dhe katalanasit kryesojnë me shifrat 2-1. Panenka e argjentinasit, që realizoi golin e 700-të me Barcelonën. /abcnews.al