Pavarësisht se u ndëshkuan nga bjellorusët e BAET Borisov, që në minutën e 10′ të sfidës, “dardanët” e Ballkanit nuk janë dorëzuar në asnjë moment dhe në minutën e 31′-të të pjesës së parë kanë gjetur dhe golin e barazimit.
Pas një krosimi fantastik nga Lorenc Trashi, qendërmbrojtësi Bajram Jashanica kërcen më lart se të tjerët, duke çuar topin në rrjetë e për rrjedhojë duke bërë festën të shpërthejë në mitikun “Fadil Vokrri”. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: