Vllaznia nuk arriti të mbante avantazhin përballë Partizanit në “Elbasan Arena” me “Demat” që barazuan në minutat e fundit në kuadër të javës së tretë të Abissnet Superiore.
Pas ndeshjes për ABC foli kapiteni i ekipit të Shkodrës, Erdenis Gurishta.
“Një barazim në minutat e fundit përballë një kundërshtari direkt? Normalisht që të vjen keq, barazimi në minutat e fundi, “djeg” sespe luftuam shumë që ta mbanin 3 pikëshin, por kështu ishte e shkruar, nuk kemi pse ti “qajmë” këto pikë.
I pakënaqur me shokët e skuadrës në minutat e fundit? Është e vërtetë. I liruam pak terren Partizanit, por kjo erdhi si rrjedhojë e rezultatit pasi ishim në avantazh 1-0. Ndoshta i lam terren pak më shumë se ç’duhej.
Mbyllja e pjesës së parë teksa ju ishit në gjysmëfushën kundërshtare? Kishim pretendime për atë aksionin, sepse ishim në kundërsulm, lojtari ishte tek per tek me mbrojtësin kundërshtar, arbitri tha mbaroi loja kshuqë ska arsye pse të krijohen polemika.
5 pikë në 3 ndeshje, jeni brenda pritshmërive? Shiko, tre ndeshjet e para i kemi pas shumë të vështira, përballë 3 pretendentëve. Nuk është keq 5 pikë, por duke pasur parasysh se si i kemi marrë këto pikë nuk jemi të kënaqur.
Janë javët e para, si duket kampionati me sezonin e kaluar? E kam thënë që këtë vit do të jetë shumë i fortë, sepse ka shumë skuadra prentendente. Nuk dihet se kush do jetë në Evropë dhe kush jashtë saj, gjitha ekipit janë forcu,” u shpreh Gurishta./abcnews.al/