Magji dhe spektakël në “aktin e dytë” të gjysmë-finales së “Copa del Rey”, me Osasunan që i ka mjaftuar barazimi 1 me 1 në arenën e Athletic Bilbao, “Estadio San Mames”, për t’u rikthyer në finalen e “Kupës së Mbretit” pas plot 18 vitesh pritje, duke kapur kështu për herën e dytë në historinë e klubit finalen e këtij kompeticioni.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me kapitenin e “baskëve”, Inaki Williams, i cili kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33’-të të sfidës duke vendosur kështu baraspeshën 1 me 1 në rezultatin e përgjithshëm pas fitores së Osasunas në “aktin e parë” të gjysmë-finaleve.
Ndeshja me pak kaloi në kohën shtesë aty ku ndodhi e papritura. Një krosim perfekt nga Jon Moncayola, në cepin e zonës pritet nga mbrojtësi Pablo Ibanez, i cili me një goditje potente çon topin në rrjetën e vendasve, duke çuar “peshë” tifozët e Osasunas të pranishëm në “Estadio San Mames”.
Tashmë, djemtë e Osasuna duhet të presin rezultatin final të “El Clasico”-s së mbrëmjes së nesërme me Real Madrid e Barcelonas, ndeshje që do të përcaktojë dhe çiftin finalist të këtij edicioni të “Copa del Rey”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Inaki Williams:
Goli i Pablo Ibanez: