Atletico Madrid dhe Real Madrid janë ndarë në barazim pa gola në derbin e parë të kryeqytetit spanjoll për këtë sezon. Djemtë e Diego Simeones shiheshin si më të favorizuar për të triumfuar në këtë sfidë, pasi luanin në shtëpinë e tyre, por Reali bëri detyrën dhe nuk u mposht.
Ky barazim, vlen më shumë për të besuarit e Zidane, që mbajnë pas tyre në tabelë rivalët e qytetit dhe Barcelonën, si dhe marrin sërish kreun e tabelës. Reali ngjitet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Atletico qëndron në vend të tretë me një pikë më pak./abcnews.al