Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Barazim spektakolar në derbi, Juventusi rrezikon Champions League

schedule19:58 - 3 Prill, 2021

schedule 19:58 - 3 Prill, 2021

Barazim spektakolar në derbin mes Torinos dhe Juventusit, sfidë që përfundoi në barazim 2-2. Një hap fals i bardhezinjve të Pirlos, të cilët rrezikojnë seriozisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Kampionët në fuqi ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 13-të. Federico Chiesa lëvizi bukur në krahun e majtë, u fut në zonën kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë. Torino nuk u dorëzua.

https://streamable.com/jzgu69

“Vendasit” gjetën golin e barazimit 14 minuta më vonë. Antonio Sanabria përfitoi nga një grushtim i polakut Szczesny dhe rikthye baraspeshën. Sulmuesi nga Paraguai realizoi një tjetër gol sapo filloi pjesa e dytë e ndeshjes.

Gafë e Kulusevskit, finalizim i lojtarit latin dhe Torino e Mërgim Vojvodës (e zhvilloi të plotë ndeshjen) në avantazh. Juventusi reagoi dhe gjeti barazimit edhe falë “ndihmës” së VAR-it. Cristiano Ronaldo shënoi me kokë nëntë minuta nga fundi.

 

Renditja e Serie A

Goli i 24-t sezonal në Serie A për golashënuesin më të mirë të kampionatit italian. Derbi i Torinos nuk prodhoi më gola. Pikë e mirë për Torinon që po lufton për mbijetesën, ndërsa “Zonja” e sheh veten në vend të pestë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!