Amir Bilali ka gjetur golin e parë në kampionatin rumun. Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është pjesë e Academica Clinceni prej gushtit të këtij viti.
Më parë ka provuar disa eksperienca në Superiore me klube si Partizani, Teuta dhe Bylis. Academica Clinceni e mbylli në barazim 3-3 takimin e sotëm jashtë fushe me Voluntari.
https://streamable.com/9iws7o
Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Bilali në minutën e dhjetë. Mbrojtësi kërceu bukur me kokë pas një krosi të ardhur nga e djathta dhe dërgoi topin në rrjetë.
Goli i parë në elitën e futbollit rumun për lojtarin shqiptar, teksa ekipi i tij renditet në vend të katërt me 20 pikë, shtatë larg kryesuesve të Steaua Bucurest. /abcnews.al