15 pako me kanabis në formë çokollate janë gjetur nga policia e Lezhës në autobusin e linjës “Tiranë – Tropojë”.
Si rrjedhojë ka rënë në pranga shoferi i autobusit shtetasi A. I. 43 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i shoferi të autobusit është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”.
Uniformat Blu njoftojnë se shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/