VIDEO/ Ballkani “bie” ndaj Plzen, Lille e Zhegrovës kualifikohet për në fazën tjetër

schedule20:41 - 30 Nëntor, 2023

schedule 20:41 - 30 Nëntor, 2023

Ballkani është mposhtur minimalisht ndaj Plzen në “Air Albania”.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 81’, duke i befasuar kampionët e Kosovës. Me këtë humbje, Ballkani ndodhet në vendin e fundit me katër pikë dhe sfidën e radhës e kanë ndaj Dinamo Zagreb. Në rast fitoreje, “Dardanët” mund të shpresonin ende për një kualifikim, por duhet të kenë shpresë edhe te sfida mes Astanës dhe Plzen herën e ardhshme.

Lille i Zhegroves ka marrë një fitore në transfertë me shifrat 0-2, dhe kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër. Lille ndodhet në vendin e parë të grupit me 11 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Plzen ndaj Ballkanit

Shikoni golat e Lille