VIDEO/ Balliu merr të kuq absurd, Vrioni shënon dygolësh në Austri! Asiston Grezda

schedule18:48 - 16 Prill, 2022

schedule 18:48 - 16 Prill, 2022

Protagonistë shqiptarët në kampionate të ndryshme. Ivan Balliu ka marrë një karton të kuq absurd në fund të ndeshjes kundër Alaves.

Rayo Vallecano humbi 0-1 dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare pa t’i drejtohej kartoni i kuq. Ai nuk ishte aspak dakord me vendimin, por ishte i detyruar të linte fushën e blertë.

https://twitter.com/i/status/1515365800856727559

Eros Grezda është rikthyer të luajë rregullisht dhe sot ishte në fushë për 78 minuta në duelin kundër Slvan Belupo. Sibenik fitoi 2-1 dhe në golin e dytë të Delic, Grezda ishte ai që asistoi.

Te goli ka shkuar Giacomo Vrioni në Austri sot, madje ka realizuar dy herë. Sulmuesi, pjesë e skuadrës së Tirol, shënoi golin e barazimit 2-2 në transfertën kundër Ried dhe më pas edhe të fitores për 2-3. Vrioni numëron 12 gola në kampionatin austriak në sezonin e tij të parë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!