Lojtari i shqiptar, Ivan Balli i cili aktivizohet me Rayo Vellecano në La Liga, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen ndaj Betis, e vlefshme për javën e 20-të.
Balliu dërgoi topin në rrjetë në minutën e 71-të për të barazuar rezultatin për skuadrën e tij, teksa skuadra mike kishte kaluar në avantazh me Canales në fundin e pjesës së parë.
Një gol i shkëlqyer nga shqiptari që tregohet i vëmendshëm në zonën kundërshtare, duke shënuar kështu edhe golin e parë në La Liga, dhe po ashtu duke i dhënë 1 pikë skuadrës së tij.
Me këtë barazim, Rayo Vallecano ka grumbulluar 31 pikë, e pozicionuar në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa Betis nga ana tjetër ka vetëm 3 pikë më shumë duke u renditur në vendin e 3-të.