VIDEO/ Balla nga Shëngjini: Të fokusuar të mbrojmë çdo pronë, përmasat e zjarrit janë të mëdha

schedule20:37 - 30 Korrik, 2024

schedule 20:37 - 30 Korrik, 2024

Në Shëngjin dy helikopterë Canaderë të ardhur nga Italia kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë ekipeve zjarrfikëse në zonë për të shuar flakët që kanë përfshirë vendin. Situata vazhdon të mbetet problematike dhe shqetësuese, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi ndihmuar edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Në Shëngjin gjithashtu kanë mbërritur Taulant Balla, deputetët Eduard Ndreca dhe Denis Deliu, gjithashtu edhe ministri Ulsi Manja.

“Graviteti i kësaj situate kuptohet dhe zjarri favorizohet edhe nga era e fortë duke vështirësuar edhe punën. Situatën më të vështirë e kemi drejt qytetit. Kemi forca zjarrfikëse jo vetëm nga Lezha, por nga Tirana, Shkodra, Berati. Nëse do t’i merrnim bashkë forcat e armatosura bashkë me forcat zjarrfikëse, janë rreth 350 forca të dislokuara në Shëngjin. Po ashtu kemi më shumë se 330 forca që vijnë nga forca kombëtare e sigurisë dhe drejtoria vendore e Lezhës. Kemi pasur edhe dëme në banesa, jemi fokusuar të mbrojmë çdo pronë, por përmasat e zjarrit janë të mëdha. Në ndihmë na ka ardhur edhe qeveria italiane, pas një komunikimi që është bërë me kryeministren Meloni. Jemi në kontakt edhe me mekanizmin europian dhe presim mbështetje nga ajri. Kam pasur komunikim edhe me ministrin slloven”, ka thënë ndër të tjera Balla, duke shtuar,”në momentin që flasim jam 5 vatra zjarri aktive”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!