Sulmuesi i njohur, Chicharito Hernandez, ka luajtur për shumë skuadra të mëdha europiane, si Manchester United, Real Madrid dhe Bayer Leverkusen. Megjithatë, aventura e tij në Europë mbaroi dhe u transferua te LA Galaxy në Amerikën e largët. Pas transferimit, Chicharito bëri një bisede telefonike me babanë e tij dhe kjo bisedë, ka marrë vëmendje të madhe.
31 vjeçari i tha babait të tij: “Është e sigurt që do të shkoj te LA Galaxy. Çdo gjë është perfekt, babi, thjesht… më duket sikur është fillimi i fundit të karrierës time. Ëndrra europiane përfundoi babi, por nuk dua të mërzitesh.
Kemi arritur shumë gjëra bashkë, tani do të jemi më afër. Do t’iu takoj më shpesh”, i tha mes të tjerash Chicharito babait të tij. Dhe në momentin kur i ati, së bashku me mamanë po i kthenin përgjigje, sulmuesi shpërtheu në lot dhe video e këtij momenti, është bërë menjëherë virale në internet./abcnews.al
? Duele mucho verlo y escucharlo así ?
Chicharito reconoció entre lágrimas con su familia que NO quería irse de Europa y que sólo buscaba “jugar” en el Sevilla porque se creía aún capaz ?
? “Se acabó, es el principio del retiro” pic.twitter.com/bvHloKZTiV
— Goal México (@goalmex) January 23, 2020