VIDEO/ Babai ukrainas i jep lamtumirën vajzës, momenti prekës thyen zemrat e gjithë botës

schedule10:15 - 25 Shkurt, 2022

schedule 10:15 - 25 Shkurt, 2022

Pamje mallëngjyese po bëjnë xhiron e internetit dhe na kujtojnë vuajtjet e njerëzve nën hijen e luftës. Mëngjesi i djeshëm zbardhi një ditë ndryshe për planetin me lajmin e pushtimit të forcave ruse në Ukrainë duke i shokuar të gjithë.

Tridhjetë orë më vonë, trupat e Putinit rrethuan Kievin dhe ai i bëri thirrje qeverisë ukrainase për të negociuar. Njerëzit në zonat e goditura nga sulmi po jetojnë momente makthi me familjet e ndara teksa tentohet që në fazën e parë të dërgohen gra dhe fëmijë në vende më të sigurta.

Ndarja është e vështirë dhe kamerat kanë regjistruar shumë “lamtumira” që dhembin. Njëra prej tyre ka prekur veçanërisht përdoruesit e rrjeteve sociale dhe është bërë virale kudo.

Kjo është një video, ku tregohen momentet mallëngjyese ku një baba i thotë lamtumirën vajzës së tij pak para se ta hipë në autobusin që do ta largojë. Dhimbja është e padurueshme dhe emocionet vërshojnë. Askush nuk mund ta imagjinojë se si ndihet ky burrë në momentin që përqafon vajzën e tij dhe e shikon atë, ndoshta për herë të fundit.

Kjo luftë në vitin 2022, është konsideruar edhe një faqe e zezë në historinë e Europës moderne.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!