VIDEO/ Babai hero, veprimi që bën për të mbrojtur tre fëmijët e tij nga plumbat

schedule05:28 - 24 Shtator, 2020

schedule 05:28 - 24 Shtator, 2020

Disa pamje të kapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregojnë momentin kur një baba hero merr një plumb në trup në përpjekje për të mbrojtur tre fëmijët e tij. Ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Bronx, ndersa janë bërë publike nga mediat amerikane.

Një person i armatosur hapi zjarr në një dyqan makinash të përdorura. Pamjet tregojnë momentin kur babai 39-vjeçar qëndron i ulur në një divan bashkë me fëmijët e tij kur një person me kapuç në kokë fillon të qëllojë me pistoletë përmes një dere xhami. Babai menjëherë hidhet sipër fëmijëve të tij duke i shtrirë në tokë për t’i mbrojtur nga plumbat me trup.

Gjatë këtij momenti ai merr një plumb në kofshë, ndërsa më vonë u transportua për në spital për kujdes mjekësor. Hetuesit besojnë se i plagosuri nuk ishte shënjestër, por një viktimë rastësore e përplasjes së armatosur që ata mendojnë se ka lidhje me bandat e New  Yorkut.