Mbrëmjen e së shtunës, eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.
LEXO EDHE: VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri, sulmohet eskorta e këngëtarit shqiptar në Vjenë
Burime për gazetaren e abcnews.al, Liarda Kondakçiu, kanë zbuluar si ka ndodhur ngjarja. Mësohet se Azet ka dhënë një koncert shumë të madh, ku pjesëmarrës kanë qenë me qindra njerëz.
Pas përfundimit të koncertit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Qytetarë të huaj janë munduar ta sulmojnë eskortën e artistit dhe kanë goditur me armë. Sakaq, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Mirëpo, duket se kjo ngjarje ka ndikuar shumë te Azeti, i cili thuhet se nuk është në gjendjen të mirë emocionale.
Më poshtë janë pamjen nga koncerti dhe nga momenti kur artisti sulmohet:
l.k/abcnews.al