Ky është momenti kur një Boeing 747 humbi një rrotë sapo ai u ngrit nga pista.
Pamjet tregojnë se rrota duket se merr flakë ndërsa avioni niset.
Boeing 747-400 Dreamlifter tem fogo em um de seus pneus e perde a roda após a decolagem pic.twitter.com/K00lLLf7Bg
— AEROIN (@aero_in) October 11, 2022
Videoja është filmuar në afërsi të pistës së aeroportit në Tranto, Itali.
Duke postuar ngjarjen në Twitter ata thanë: Boeing 747-400 Dreamlifter humbi një nga gomat e tij pas nisjes.
Tymi i zi mund të shihet që del nga pjesa e poshtme e avionit ndërsa rrota lirohet dhe bie poshtë.
Pjesa e humbur thuhet se është gjetur jashtë kufijve të aeroportit.
Çuditërisht avioni u ngrit pa asnjë defekt të mundshëm./Abcnews.al/