SHQIPËRI- Dy avionë zjarrfikës të tipit “Canadair”, nga Italia dhe Kroacia, janë përfshirë në operacionin për shuarjen e një zjarri të fuqishëm në zonën malore të Shashicës.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të mëdha të flakëve, ndërhyrja tokësore ka qenë e kufizuar.
Avionët kanë kryer hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat aktive, ndërsa në terren po vijojnë operacionet nga zjarrfikësit vendas, ushtria dhe mbrojtja civile.
Autoritetet mbeten në gatishmëri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa vlerësimi i dëmeve është ende në proces.

