VIDEO/ Avionë, anije dhe trupa ushtarake! Masat mbrojtëse të NATO-s ndaj agresionit rus

schedule21:01 - 3 Mars, 2022

schedule 21:01 - 3 Mars, 2022

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka zbardhur planin ushtarak të NATO-s për tu mbrojtur në rast të agresionit rus.

Me anë të një postimi në facebook, Peleshi ka publikuar videon ku tregohen masat mbrojtëse të NATO-s në Europë.

NATO ka vendosur 100 avionë për mbrojtjen e hapësirës ajrore, 120 anije luftarake ndodhen në det. Ndërkohë që NATO ka dërguar trupa dhe pajisje ushtarake në krahun lindor.

Postim i Peleshit:

Përgjigja e #NATO-s ndaj pushtimit rus deri më tani:

Aktivizimi i planeve të mbrojtjes

Dislokimi i Forcës së Reagimit të NATO-s

Mbi 100 avionë janë duke mbrojtur hapësirën tonë ajrore

Mbi 120 anije aleate që mbrojnë në det

Dërgimi nga aleatët e NATO-s të trupave dhe pajisjeve për të mbrojtur krahun tonë lindor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!