Lazio e ka nisur shumë mirë takimin me Cagliarin dhe sezonin e ri në Serie A. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit e gjetën shumë shpejt golin në transfertë. Minuta e katërt, aksion i Marusic nga e majta dhe goli i Manuel Lazzarit.
Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të barazimit dhe kishin një shans të artë në minutën e 25-të, por Thomas Strakosha kreu një pritje fantastike ndaj Rog. Sampdoria-Benevento është takimi tjetër që po luhet në këto momente.
Nisje e vrullshme e vendasve, të cilët kanë shënuar dy gola ndaj djemve të Pippo Inzaghit. Fabio Quagliarella zhbllokoi sfidën në minutën e tetë. Gafë e portierit mik, asist i Bonazzolit dhe sulmuesi “veteran” nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Dhjetë minuta më pas erdhi edhe dyfishimi me anë të qendërmbrojtësi Omar Colley. Afrikani shënoi me kokë dhe i dhuroi avantazhin e dyfishtë Sampdorias, por miqtë reaguan në minutën e 33-të me anë të Caldirola, që ka rihapur takimin me golin e tij. /abcnews.al