Real Madrid nuk e ka ruajtur dot epërsinë kundër Elche, duke barazuar me rezultatin 1-1 dhe Atletico Madrid numëron dy pikë më shumë dhe ka në program edhe dy takime të tjera që mund ta çojnë në 8 pikë diferencën.
Skuadra e Zinedine Zidane e nisi me një kërcënim të Marcelo, i cili goditi traversën pasi kishin kaluar dhjetë minuta lojë. Goli i epërsisë nuk vonoi për Realin, pasi ishte Luka Modric që me kokë e çoi topin në rrjetë pasi topin e ktheu pas trau.
Gjithsesi kampionët në fuqi të Spanjës, pavarësisht rasteve nuk e realizuan dot golin e qetësisë në pjesën e parë. E dyta nisi mirë për vendasit, që fituan një penallti. Casemiro shkaktoi faull në zonë dhe për arbitrin nuk kishte dyshime.
11-metërsh dhe Fidel me forcë e çoi topin përtej vijës fatale dhe i barazoi shifrat. Presion te Reali, që duhet të shënonte golin e epërsisë dhe të fitores. Përpjekjet nuk mjaftuan dhe Elche mori një pikë që mund t’i vlejë shumë në të ardhmen. /abcnews.al