Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Automjeti i tonazhit të rëndë përfundon në kanal, lëndohet shoferi në Lushnjë

schedule18:04 - 1 Nëntor, 2025

schedule 18:04 - 1 Nëntor, 2025

LUSHNJË- Një aksident ndodhi pasditen e së shtunës në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në dalje të fshatit Barbullinjë.

Një automjet i tonazhit të rëndë me ngarkesë inertesh ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i kamionit.

Ai ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak për daljen e mjetit nga rruga është bërë një avari në gomën e përparme të mjetit dhe për pasojë kamioni ka përfunduar i përmbysur në kanalin anës rrugës.

Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!