VIDEO | Autogoli i vitit dhe rezultate surprizë, ndodh gjithçka në Premier!

schedule18:05 - 9 Nëntor, 2019

schedule 18:05 - 9 Nëntor, 2019

Janë mbyllur 5 nga 6 sfidat e sotme të Premier League. Chelsea luajti përballë Crystal Palace në “Stamford Bridge” dhe arriti të marrë një tjetër fitore, falë golave të Abraham dhe Pulisic në pjesën e dytë. Tottenham ka marrë një tjetër goditje të rëndë, pasi ka lënë dy pikë në shtëpi kundër Sheffield United.

Son shënoi i pari në këtë sfidë (58′), duke kaluar në avantazh Tottenhamin, por Basham barazoi për miqtë, të cilët morën një pikë të vyer. Burnley ka shkatërruar 3-0 ekipin e West Ham dhe goli i tretë në këtë takim, ishte i pabesueshëm. Portieri i West Ham, Roberto, grushton topin në portën e tij, duke shënuar ndoshta autogolin e vitit.

Newcastle fitoi me përmbysje 2-1 kundër Bournemouth, duke u larguar edhe më tepër nga zona e ftohtë e renditjes. Everton triumfoi 1-2 në fushën e Southampton, sfidë ku sërish ishte vendimtar braziliani Richarlison./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!