Tirana në festë sërish. Gafë pafalshme e Hektor Idrizajt, i cili shënoi në portën e tij. Një goditje e Ngoo u devijua nga mbrojtësi vlonjat i Partizanit, që çuditërisht e dërgoi në rrjetën e portës së Alban Hoxhës.
Idriz Batha, i ndodhur pranë tij, nuk feston dhe me gjestin e tij i ka habitur të gjithë. Ai shkoi të ngushëllonte kundërshtarin, që ishte i shtrirë përtokë dhe kishte vënë duart në kokë për atë që kishte bërë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
E premte, më 28 shkurt, ora 19:00
“Air Albania Stadium”, Tiranë
TIRANA-PARTIZANI 3-1
Shënues: Batha 16′ (p.), 19′ (p.), Idrizaj 63′ (aut.)/ Cordeiro 2′
TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja, Çinari, Bardhi, Broën. Trajner: Adolfo Sormani.
Kartonë të verdhë: Doka 45+1′ / Cordeiro 12′
Karton i kuq: Bitri 14′