Gil Vicente u mposht në shtëpi ditën e djeshme nga Famalicao. Në minutat shtesë, Edëin Banguera i vendasve shënoi në portën e tij dhe aty ndeshja mori fund, pasi rezultati shkoi 1-3.
Sigurisht Famalicao iu gëzua tre pikëve, por ajo që ndodhi me Banguera nuk u përtyp mirë nga trajneri i Gil Vicente. Mbrojtësi kishte mundësi ta spastronte zonën, por nuk e goditi dot topin.
Ai rrëshqiti dhe më pas topi u përplas në këmbën e tij dhe shkoi drejt e në rrjetë. Tekniku Vitor Oliveira u fokusua nga kamerat duke vënë duart në kokë, i habitur nga ajo që ndodhi. /abcnews.al