Një prej autobusëve të parkut urban është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj dite të diel. Autobusi ndodhej i parkuar brenda ambienteve të parkut urban shtetëror në Vlorë.
Nga hetimet e para dhe dëshmitë e punonjësve të parkut urban jashtë kamerave, është deklaruar se autobusi është djegur si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas bluve të Vlorës, çështja është ende nën hetim, për të konfirmuar shkakun e ngjarjes. Ndërkohë, drejtori i parkut urban ka tentuar të mbulojë ngjarjen duke mos lejuar gazetarët të filmojnë në vendngjarje, sikurse i ka rrëmbyer telefonin një prej gazetarëve të Vlorës./abcnews.al