VIDEO/ Austria “shpartallon” Azerbajxhanin e De Biasit, Serbia kalon “lehtshëm” Lituaninë, Greqia nuk fal Gjibraltarin

schedule23:12 - 24 Mars, 2023

schedule 23:12 - 24 Mars, 2023

Ndër përballjet e mbrëmjes së sotme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani ishin dhe sfidat Austri-Azerbajxhan, Serbi-Lituani dhe Gjibraltar-Greqi.

Kështu, në “TGË Arena”, të Linzit në Austri, vendasit shkatërruan me rezultatin e thellë 4 me 1, Azerbajxhanin e ish-teknikut të Kombëtares sonë, Gianni de Biasi. Fitorja e vendasve u pa që në pjesën e parë, me Sabitzer dhe Gregoritsch, që ndëshkuan mysafirët në minutat 28’ dhe 29’. Golat e tjerë u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, me austrikaët që shënuan 2 herë në minutat e 50’-të dhe 69’-të falë Baumgartner dhe sërish Sabitzer, ndërsa golin e nderit për azerët e shënoi Emin Mahmudov.

Në krahun tjetër, në “Estadio Algarve”, Greqia mundi pastër me rezultatin 0 me 3, Gjibraltarin në sfidën e grupit B. Fitorja u vulos që në pjesën e parë, me Georgios Masouras dhe Manolis Siopis, të cilët shënuan respektivisht në minutat 11’ dhe 45’ të sfidës. Ndërkaq, për të “hipotekuar” rezultatin 0 me 3 mendoi Anastasios Bakasestas në minutën e 58’-të të sfidës.

Ndërkaq, në arenën “Rajtko Mitic”, në Beograd, Serbia arriti të fitonte me tepër lehtësi ndaj Lituanisë, me rezultatin komod 2 me 0. Nga një gol në secilën pjesë nga Dusan Tadic në minutën e 16’-të dhe Dusan Vlahovic në minutën e 53’-të mjaftuan për t’i dhënë goditjen fatale lituanezëve në aktin e parë të kualifikueseve të Euro 2024. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Serbi 2-0 Lituani:

Gjibraltar 0-3 Greqi:

Austri 4-1 Azerbajxhan: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!