Arsenal nuk po i ndahet barazimeve jashtë fushe dhe ndaj Crystal Palace regjistroi të tretin radhazi në kampionat. Ekipi i Mikel Artetës gjeti shumë shpejt avantazhin, por nuk ia doli ta ruante atë. Kapiteni Aubameyang finalizoi në minutën e 12-të një aksion shumë të bukur të miqve dhe gjeti golin e 14-të në kampionat.
Vendasit ia dolën të barazojnë sfidën në minutën e 54-t. Jordan Ayew ishte autori i golit dhe golashënuesi më i mirë i Crystal Palace u ndihmua edhe nga një devijim. Aubameyang kreu një ndërhyrje të frikshme në mesin e pjesës së dytë dhe la ekipin e tij me një lojtar më pak.
Gjithsesi, sfida nuk pati më gola dhe u mbyll pa fitues. Kjo pikë e mban Arsenalin në vend të dhjetë me 28 pikë, ndërsa vendasit numërojnë një pikë më shumë dhe renditen një pozicion më lart. /abcnews.al
Crystal Palace-Arsenal 1-1
(Ayew 54′ / Aubameyang 12′)