Rezultatet e para që favorizojnë socialistët kanë sjellë festë në selinë rozë. Paraditen e sotme në shtëpinë e të majtëve dëgjohet në sfond muzika e cila ka krijuar një atmosferë festive.
Të dy kampet ditën e djeshme shpallën një fitore jozyrtare nga projeksionet e para.
Por procesi i numërimit vijon në të gjithë vendin dhe deri më tani janë numëruar pak më shumë se ¼ e votave.
KQZ deklaroi dje në përfundim të orarit zyrtar të votimit se rezultati për partinë apo koalicionin fitues do të publikohet brenda 48 orësh./mv.abcnews.al