Ecuria e Atletico Madrid në transferta këtë sezon nuk ka qenë aspak e mirë dhe ky fakt i ka mobilizuar djemtë e Simeones të bëjnë ndryshimin e kërkuar. Sfida e sotme në fushën e Valencias ka nisur shumë mirë.
“Colchoneros” kanë kaluar në avantazh pas çerek ore lojë me anë të Marcos Llorente (goli i parë në kampionat). 25-vjeçari spanjoll shfrytëzoi një asist nga Correa dhe nuk e pati të vështirë për të mposhtur portierin Domenech. /abcnews.al