Atletico Madrid nuk ndalet në Spanjë, ndërkohë që Manchester United tregon karakter kundër West Ham United dhe fiton me përmbysje 1-3. Anglezët e panë vetën në disavantazh në pjesën e parë, kur Soucek shënoi dhe “Djajtë e Kuq” protestuan për pozicion jashtë loje. Gjithçka e rregullt dhe trajneri Solskjaer duhet të karikonte futbollistët e tij.
Reagimi ishte i menjëhershëm dhe Paul Pogba ishte ai që realizoi një perlë nga distanca, duke barazuar shifrat. Kjo ndodhi në minutën e 65-të, ndërkohë që tre minuta më pas Greenwood brenda zonës u tregua perfekt dhe e çoi topin në rrjetë. United nuk kishte siguruar asgjë dhe u hodh sërish në sulm dhe Rashford “vulosi” fatet e ndeshjes, me golin e tretë.
LALIGA – Atletico Madrid marshon në LaLiga, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Valladolid. Djemtë e drejtuar nga Diego Simeone morën fitoren e shtatë radhazi dhe vijojnë të qëndrojnë në krye të kampionatit, pa u shqetësuar. Miqtë rezistuan në pjesën e parë, që u mbyll 0-0.
Në të dytën Atletico e shtoi një marsh dhe Tomas Lemar ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë dhe zhbllokoi sfidën. Ai gol nuk mjaftonte dhe më pas edhe Llorente shënoi, duke i çuar shifrat në 2-0. Kaq mjaftoi dhe Atletico shkoi në kuotën e 26 pikëve, dy më shumë se Real Sociedad që ka luajtur një ndeshje më shumë. /abcnews.al