Spektakël në LaLiga dhe Ligue 1, ku sonte triumfuan Athletic Bilbao dhe Lille. Baskët mposhtën kryesuesit e Atletico Madrid, që tashmë mund të parakalohen nga Barcelona në rast se këta të fundit fitojnë ndeshjen mangët që kanë.
Berenguer e ndëshkoi skuadrën e Diego Simeone që në minutën e tetë dhe miqtë reaguan shumë vonë. Savic, me një goditje me kokë pas një goditje këndi e çoi topin në rrjetë dhe baraspeshoi rezultatin.
Gjithsesi Bilbao u kundërpërgjigj me të njëjtën mënyrë. Inigo Martinez, me kokë realizoi për vendasit, që deri në fund e ruajtën epërsinë dhe iu gëzuan tre pikëve në stadiumin “San Mames”.
NDESHJA TJETËR – Lille në Francë nuk e lëshon vendin e parë, që ishte marrë nga PSG përkohësisht. Ata mposhtën në transfertë rivalët e Lyon me rezultatin 3-2, madje e bënë këtë duke e përmbysur rezultatin.
Lyon e çoi ndeshjen 2-0, pasi Sliman shënoi i pari dhe më pas Fonte realizoi autogol. Në shtesën e pjesës së parë Yilmaz i hapi llogaritë sërish, kurse David pas një ore loje barazoi. Turku Yilmaz në fund realizoi edhe golin që i dha fitoren Lille, që ka një pikë më shumë se PSG në krye të klasifikimit. /abcnews.al