Atletico Madrid nuk mund të gabojë më. Ekipi i Diego Simeones mposhti 5-0 Eibarin dhe vazhdon të kryesojë kampionatin spanjoll. Miqtë rezistuan mirë deri në minutën e 42-të, moment kur Angel Correa gjeti golin e avantazhit.
FINAL #AtletiEibar 5-0
❤?? ¡El @Atleti GOLEA y sigue LÍDER de #LaLigaSantander! #ResultadosLS pic.twitter.com/EosU2gHV48
— LaLiga (@LaLiga) April 18, 2021
Argjentinasi nuk u ndal dhe dyfishoi dy minuta më vonë, duke qetësuar shokët e skuadrës. Pushimi i ndeshjes karikoi edhe më shumë ekipin kryeqytetas, që realizoi edhe tre gola të tjerë në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Yanick Carrasco trefishoi përpara se Marco Llorente të kompletonte triumfin me “manita” me një dygolësh. Një fitore e rëndësishme për “Colchoneros”, të cilët po luftojnë me Real Madrid dhe Barcelonën për trofeun e madh. /abcnews.al


