Sevilla ia del të thyejë 1-0 Atletico Madrid, duke e bërë shumë më të bukur dhe interesante garën për titullin kampion në Spanjë. Sfida u vendos nga një gol i argjentinasit Marcos Acuna në minutën e 70-të.
FINAL #SevillaFCAtleti 1-0
¡@AcunaMarcos17 firma los tres puntos del @SevillaFC! ?#ResultadosLS #LaLigaSantander #HayQueVivirla pic.twitter.com/og4HeTYqOi
— LaLiga (@LaLiga) April 4, 2021
Mbrojtësi i majtë finalizoi me kokë një aksion të bukur të skuadrës andaluziane, që kishte humbur një penallti në pjesën e parë. Ishte minuta e tetë kur Sevilla fitoi një penallti.
Ekzekutimin e mori përsipër Lucas Ocampos, por goditja e argjentinasit u prit nga slloveni Jan Oblak. Sevilla dominoi kundërshtarin dhe e meritoi fitoren. Vendi i katërt për djemte e Lopeteguit, që numërojnë 8 pikë më pak se Atletico kryesuese. /abcnews.al