Video/ Atentati në Tiranë, zbulohet targa e makinës me të cilën lëvizte viktima

schedule23:43 - 3 Prill, 2022

schedule 23:43 - 3 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku është kryer një atentat ndaj një makine në lëvizje në aksin Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Deri në këto momente nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës pasi nuk ka patur mjet identifikimi.

Ndërkohë gazetarja e Abc Xhenslia Kodra bën me dije se targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS.

Gazetarja thekson se mjeti me të cilin udhëtonte viktima është shitur nga Hekuran Xhixha në Rinas te qendra ku jepen mjete  me qera.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa si dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!