Policia e Tiranës vijon kontrollet për kapjen e autorit të atentatit të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Autori dyshohet se fshihet në një banesë 3 katëshe. Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se edhe fshihet autori, vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.
Në dëshminë e tij mësohet se Rudolf Zefi ka thënë se nuk ka konflikte me askënd, dhe nuk e di se kush mund ta ketë sulmuar.
Gjithashtu 42-vjeçari rezulton të ketë një biznes në zonën e Medresesë.
Kujtojmë se këtë të enjte u qëllua me armë zjarri ndaj automjet të 42-vjeçari Rudolf Zefi, nga një person që lëvizte në këmbë. Në dëshminë e tij 42-vjeçari ka thënë se nuk ka konflikt me askënd.
/abcnews.al/