Emrat/ Atentat çiftit shqiptar në Greqi, vdes burri, plagoset gruaja

schedule21:20 - 9 Maj, 2024

schedule 21:20 - 9 Maj, 2024

GREQI- Një çifti shqiptar në Greqi i është bërë atentat këtë të enjte. Autorët që kanë qëlluar ndaj çiftit kanë lëvizur me motor, dhe një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të makinës.

Si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi, ndërsa bashkëshortja, Katerina Beqo me të cilën ndodhej në makinë është plagosur.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve, çifti ka qenë në vendngjarje për të marrë fëmijën e tyre dhe gjithçka ka ndodhur para syve të tyre. Autorët, sipas burimeve policore, kanë qenë në vëzhgim të viktimës dhe në pritje të momentit kur ai do të ndalonte makinën e tij, për ta qëlluar.

/abcnews.al/