VIDEO/ Atalanta nuk gabon ndaj Cagliari, Fiorentina fiton “pastër” transfertën e Udinese

schedule17:31 - 24 Shtator, 2023

schedule 17:31 - 24 Shtator, 2023

Pas Empoli-Inter, ndeshje kjo e zhvilluar në orën 12:30 kanë përfunduar dhe 2 sfida të tjera të vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku ashtu si “zikaltërit, sërish kanë fituar favoritët.

Në “Gewiss Stadium” të Bergamos, vendasit e Atalanta kanë mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, miqtë e Cagliari, ku për të arritur 3 pikët ka mjaftuar nga 1 gol në secilën pjesë. Fillimisht ishte nigeriani, Ademola Lookman, i cili gjeti rrjetën në minutën e 33’-të e më pas Mario Pasalic, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 76’ për të vendosur rezultatin e përgjithshëm.

Në krahun tjetër, “violët” e Fiorentina kanë arritur një fitore me shumë vlera në transfertë e Udinese, teksa në “Dacia Arena” i kanë mundur këta të fundit, po me rezultatin e pastër 0 me 2, ku sërish për ekipin fitues mjaftoi nga 1 gol në secilën pjesë. Fillimisht ishte Martinez Quarta, i cili çon në rrjetë një krosim të Bonaventura në minutën e 32’-të të sfidës e më pas do të ishte vetë Bonaventura, i cili përfiton nga një gabim në zonën e vendasve për të siguruar 3 pikët.

Me këto rezultate, Fiorentina ngjitet në vendin e 5-të në tabelë me 10 pikë, 1 më shumë se Atalanta, e cila ndodhet në vendin e 6-të, ndërsa humbësit renditen në vendet 18 e 19 të tabelës, me Udinese-n që ka 3 pikë, ndërsa Cagliari vetëm 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Udinese 0 – 2 Fiorentina

Atalanta 2 – 0 Cagliari