Atalanta e nis aty ku e kishte lënë. Skuadra e drejtuar nga Gasperini fitoi me rezultatin 4-0 kundër Sassuolo dhe kërkon të sigurojë sa më parë vendin e katërt në klasifikim. Ndeshjen e sotme e kaluan me sukses dhe protagonist ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Ai shënoi golin e parë të takimit, pas një goditjeje këndi. Qendërmbrojtësi ishte në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë, me një gjuajtje të lehtë brenda zonës. Atalanta la të kuptohej se çfarë do të ndodhte në vijim.
Brenda pjesës së parë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht ishte Duvan Zapata që ndëshkoi miqtë e Sassuolo, ndërsa goli i tretë u shënuar nga vetë rivalët e Atalantës. Bourabia e çoi topin në rrjetën e portës së tij dhe skuadra nga Bergamo shkoi e qetë në dhomat e zhveshjes.
Golat nuk kishin mbaruar dhe në të dytën sërish Duvan Zapata shënoi pas një goditje dënimi. Festa e fitores prishet nga një karton i kuq i Gasperinit, i cili u nxor nga fusha prej arbitrit për shkak të protestave. Ndeshja ishte e mbyllur, por pati një gol nderi nga miqtë, që realizuan me Bourabia dhe Atalanta triumfoi me rezultatin 4-1.