VIDEO/ Atalanta bën detyrën ndaj Verona-s, Empoli i shqiptarve gjen pikët e para të sezonit

schedule20:46 - 27 Shtator, 2023

schedule 20:46 - 27 Shtator, 2023

Përveç sfidës Cagliari-Milan, pasditen e kësaj të mërkure u zhvilluan dhe 2 përballje të tjera, të vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku nuk kanë munguar as rezultatet surprizë.

Kështu, në “Stadio Carlo Castellani”, Empoli i shqiptarve ka arritur të gjejë pikët e para të sezonit, teksa në “shtëpinë” e tyre mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Salernitana falë golit të sulmuesit, Tommaso Baldanzi, në minutën e 34’-t të sfidës. Rrugën e rrjetës e gjeti gjithashtu dhe talenti shqiptar, Stiven Shpendi, mirëpo arbitri anësor e nxorri goli të pavlefshëm, duke prishur festën e “legjionarit”.

Në krahun tjetër, “bergamaskët” e Atalanta kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal, ndaj skuadrës së Verona, në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi”, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi në minutën e 13’, pas një aksioni model të djemve të teknikut Gasperini, të finalizuar mrekullisht nga mesfushori holandez, Teun Koopmeiners.

Me këto rezultate, Atalanta ngjitet në vendin e 4-t të renditjes me 12, duke “parakaluar” kështu, skuadrat e Lecce e Fiorentina. Verona mbetet në vendin e 11 me 7 pikë, ndersa, Salernitana e Empoli renditen në vendet 18 e 19, me nga 3 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Empoli 1 – 0 Salernitana 

Verona 0 – 1 Atalanta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!