Janë mbyllur tre ndeshjet e parë të ditës së sotme në Europa League. Manchester United kishte siguruar më parë kualifikimin, por ka pësuar humbjen e parë në grupin L dhe tani rrezikon të humbasë vendin e parë. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer nuk ia doli të ruante avantazhin përballë Astanës dhe doli pa pikë nga transferta kazake.
Jese Lingard gjeti golin e parë sezonal në minutën e dhjetë, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Goli i Shomko dhe autogoli i 19-vjeçari Bernard i dhuruan tre pikët e para Astanës.
Getafe dhe Krasnodar arritën të fitonin ndeshjet e tyre në grupin C dhe do të diskutojnë kualifikimin në duelin e fundit që zhvillohet në Spanjë. Ekipi iberik triumfoi në Turqi përballë Trabzonsporit vendas. Një gol i Jaime Mata në fillimin e pjesës së dytë i dhuroi tre pikë të rëndësishme Getafes.
Sukses edhe për Krasnodar, që mposhti Baselin në Rusi me golin e Ari nga pika e penalltisë. Basel është kualifikuar, teksa Getafes i mjafton një barazim në shtëpi në ndeshjen e fundit përballë rusëve të Krasnodar për të avancuar më tej. /abcnews.al
Astana – Manchester United 2-1
(Shomko 55′, Bernard 62′ / Lingard 10′)
Krasnodar – Basel 1-0
(Ari (pen) 72′)
Trabzonspor – Getafe 0-1
(Mata 50′)