Interi e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë me Fiorentinën, duke qenë tashmë i avantazhuar për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ndeshja u zhbllokua një minutë para përfundimit të fraksionit të parë të lojës.
Pas disa kombinimeve të bukura, topi shkon në zonë dhe Lautaro Martinez në tentativë për të shmangur një prej lojtarëve kundërshtarë, humbet kontrollin dhe topi i ikën nga këmbët dhe përfundon te Candreva.
Ky i fundit, nuk fali dhe me një goditje nga brenda zonë e dërgoi drejt e në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Interit. /abcnews.al