Empoli-Lazio ka filluar e zjarrtë dhe spektakolare. Minuta e gjashtë, dy gola dhe barazim 1-1 në takimin e parë zyrtar të Maurizio Sarrit si trajner i skuadrës kryeqytetase.
Vendasit kaluan të parët në avantazh. Ishte minuta e katërt kur Nedim Bajrami nisi një inkursion të bukur dhe të shpejtë.
https://streamable.com/onn14w
Lojtari shqiptar dhuroi asist për Filippo Bandinellin, ky i fundit mposhti Pepe Reinan me një diagonale të saktë dhe Empoli në avantazh.
https://streamable.com/odnvvd
Gjithsesi, festa e ekipit vendas zgjati pak sekonda. Lazio (Hysaj titullar) fitoi një këndore në minutën e gjashtë dhe Sergej Milinkovic-Savic shënoi me kokë pas krosit të Felipe Anderson.
https://streamable.com/uqxjwg
Ndërkohë, Atalanta ka kaluar në avantazh në takimin jashtë fushe me Torinon. Luis Muriel dhuroi një mga magjitë e tij në minutën e gjashtë. Eurogol i kolumbianit dhe 0-1 për ekipin bergamask (Gjimshiti titullar). /abcnews.al