Pescara ia doli të shënonte dy gola përballë Venezias, por në fund mori vetëm një pikë. 2-2 u mbyll ndeshja e zhvilluar në stadiumin e “Delfinëve”, teksa Ledian Memushaj dhuroi asistin e golit të dytë, që u realizuar nga Jose Machin.
Përvec mesfushorit vlonjat, si titullar për Pescarën u aktivizua edhe Elhan Kastrati. 22-vjeçari shqiptar ishte i pafat në golin e parë të miqve. Ishte minuta e 70-të dhe portieri shqiptar nuk e llogariti mirë kohën e daljes, teksa topi i goditur nga një lojtar i Venezias u devijua me finte nga Kastrati.
Topi përfundoi në rrjetë, teksa një minutë përpara fundit të ndeshjes erdhi edhe goli i barazimit për Venezian. Pescara renditet në vend të tetë me 21 pikë në Serie B, katër më pak se vendi i dytë që të dërgon në elitë. /abcnews.al
Elhan Kastrati own goal!
Pescara 2-2 Venezia pic.twitter.com/u1nA5aHCQ8
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 7, 2019