VIDEO/ Asist i Ibrahimovic, një spanjoll nis festën kuqezi në “San Siro”

schedule19:21 - 29 Tetor, 2020

schedule 19:21 - 29 Tetor, 2020

Milani ka gjetur golin e avantazhit përballë Sparta Prague. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin H të Europa League dhe kanë hedhur një hap drejt fitores së dytë.

Dueli që po luhet në “San Siro”, është zhbllokuar në minutën e 24-t falë rrjetës së Brahim Diaz, i cili gjen golin e dytë në kompeticionin evropian.

21-vjeçari spanjoll mori një asist nga Zlatan Ibrahimovic dhe, pasi dribloi një mbrojtës kundërshtar, goditi saktë drejt portës dhe dërgoi topin në rrjetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!