Chelsea ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen kundër Watford. “Blutë e Londrës” kaluan në avantazh në minutën e pestë me anë të Tammy Abraham. Sulmuesi i talentuar mori një asist fantastik nga Jorginho dhe mposhti portierin vendas me anë të një parabole.
Edhe pse janë minutat e para të ndeshjes, ekipi i Lampard po dominon, ndërsa Watfordi i vendit të fundit ka prekur vetëm tre herë topin deri në momentin që pësoi gol.
Goli i nëntë në kampionat për Abraham, i cili i bashkohet Agueros dhe Vardyt në krye të renditjes së golashënuesve. /abcnews.al